Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijojnë replikat, Hila hedh dyshime mbi orientimin seksual të Aurel Plasarit

Shkruar nga Newsbomb

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka reaguar sërish pas deklaratës së bërë nga studiuesi Aurel Plasari, i cili ironizonte me qëndrimin e Hilës dhe të PS-së për ngjarjet e 21 janarit.

Hila ka shkuar deri aty sa të aludojë për orientimin seksual të Plasarit, ndërsa përdor edhe fjalë të tjera fyese për të.

“Kur një burrë përdor sfonde apo aludime erotike në komunikimin publik, ka probleme të rënda me potencen dhe orientimin seksual të tij. Kur i përdor një profesionist i letrave, qartesohem pse vazhdon kaq gjate tranzicioni yne dhe forcohet mendimi që ky vend ende nuk e ka tretur këllirën e vet”, shkruan ai.

Në fakt ka qenë fillimisht Hila ai që ka publikuar një status në Facebook, i nxitur libri “Shqipëria e re” e autorit Fred Abrahams, duke kritikuar qëndrimin e Plasarit për protestën PS më 21 janar të 2011 dhe protestën e PD të zhvilluar më 8 dhjetor të këtij viti.

Statusi i parë i Dritan Hilës që solli reagimin e Plasarit:

Shume i lezetshem amerikani Abrahams tek "Shqiperia e re", kur tregon si u deshen 4 dite per te mbledhur 300 firma per formimin e PD-se.

Pastaj kur tregon si Rudolf Marku ju mbylli zyrat per nje artikull kritik ndaj Berishes, dhe Aurel Plasari i beri copë ne gazeta. Rudolfi e mban veten per poet. Ne '97-en ishte ambasador ne Londer, mbylli ambasaden pas renies se Berishes, dhe u zhduk pa lene gjurme, duke diskretituar shtetin qe perfaqesonte. Ndersa Plasari ne 2011-en, shante demostratat e PS ne opozite, ndersa tani mbron ato te PD-se. Protesta eshte gjithmone e drejte Aurel, edhe kur behej ne 21 Janar, edhe dje ne 8 Dhjetor.

Sepse me vjen ne mëndje këllira, qe ne e prodhojme me kaq shumice kur lexoj keta emra.

Lexo edhe: Aurel Plasari e quan gazetarin amerikan “Këlysh të Sorosit” dhe ofendon Dritan Hilën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu