Vijojnë protestat e dhunshme në SHBA, arrestohet vajza e kryebashkiakut të Nju Jorkut

Publikuar tek: bota, më 16:23 01-06-2020 Vijojnë protestat e dhunshme në SHBA, arrestohet vajza e kryebashkiakut të Nju Jorkut Chiara & Bill de Blasio

"Vajza e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Bill de Blasio, është arrestuar gjatë protestave masive të shtunën në mbrëmje", thonë burime nga policia. Chiara de Blasio u arrestua për tubim të paligjshëm dhe më pas u lirua.

Arrestimi i saj vjen pas protestave masive dhe të dhunshme, si rrjedhojë e vdekjes së George Floyd në Minneapolis, Minesota. Protestuesit janë përleshur me policinë në qytete të mëdha si Los Angeles, Chicago dhe Philadelphia.

protes.jpg

Në Nju Jork protestat vazhdojnë, ndërkohë që dje oficerët u panë të ulur në gjunjë, si shenjë për të kërkuar falje ndaj asaj që ndodhi me Floyd.

perulja.jpg

Por kur dielli perëndoi, protestat e dhunshme filluan sërish, me makina të djegura dhe stacione policie në flakë.

Kryebashkiaku de Blasio ka qenë shumë i zëshëm këtë fundjavë në lidhje me protestat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010161161422729
array(1) { ["section"]=> string(91) "vijojne-protestat-e-dhunshme-ne-shba-arrestohet-vajza-e-kryebashkiakut-te-nju-jorkut-208650" }