Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Vijojnë përpjekjet për shpëtimin e qytetarëve në Florida, më shumë se 150 persona të humbur pas shembjes së ndërtesës me 12 kate

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të punojnë në përpjekje të ethshme për të kërkuar nën rrënoja për persona që mund të kenë shpëtuar pas shembjes së kompleksit të banimit të enjen, tha kryebashkiaku i komunitetit Sërfsajd të Floridas të dielën në një intervistë për emisionin “This Week” të kanalit ABC.

Ai bëri komentet pak para se autoritetet të konfirmonin se numri i viktimave kishte arritur në nëntë.

Më shumë se 150 vetë ende figurojnë të pagjetur pas shembjes së ndërtesës me 12 kate në orët e para të së enjtes.

“Përparësia kryesore dhe e vetme është të nxjerrim njerëzit nga rrënojat dhe t’i kthejmë pranë familjeve, që janë, kuptohet, duke u çmendur nga dhimbja, ankthi dhe zemërimi,” tha kryebashkiaku Charles Burkett.

Familjet e personave të pagjetur po u bëjnë presion autoriteteve të ofrojnë më shumë informacion, duke shprehur revoltim për kohëzgjatjen e operacioneve për gjetjen e personave që kanë shpëtuar gjallë apo trupat e viktimave.

Zoti Burkett tha të dielën se puna e kërkim-shpëtimit vazhdon pa pushim.

“Nuk na mungojnë burimet. Kemi plot burime, por nuk kemi pasur fat. Do të donim të ishim më me fat,” tha zoti Burkett.

Ndërkaq, zoti Burkett tha se zbulimi i shkaqeve që çuan në rrëzimin e kompleksit është shumë i rëndësishëm, por më e rëndësishme është të kuptohet si ndikojnë këto shkaqe tek siguria e komplekseve të tjera të ndërtuara nga kjo kompani.

Kryebashkiaku tha se po punon për një plan për strehimin e përkohshëm të banorëve të një kompleksi apartamentesh të ndërtuara nga e njëjta kompani që ndërtoi kompleksin që u shemb të enjten.

Por kryebashkiaku tha se nuk është ende gati të urdhërojë boshatisjen e ndërtesës që ndodhet disa metra larg kompleksit të shembur. Ai ka dhënë urdhër për inspektimin e Kullave Veriore Champlain që ndodhen pranë brigjeve të Atlantikut, ashtu si ndërtesa e shembur.

Të dyja komplekset u ndërtuan në 1981. Ndërkaq vazhdojnë kërkimet në kompleksin e shembur. Deri tani janë konfirmuar pesë të vdekur dhe 156 mbeten të pagjetur. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga një zjarr që shpërtheu në thellësi të rrënojave.

Afro tre vjet para se të shembej ndërtesa në veri të Majamit, një firmë inxhinjerike kishte përllogaritur se nevojiteshin riparime me vlerë 9 milionë dollar, siç del nga komunikime me email të sapo bëra publike.

Nxjerrja e dokumenteve të 2018-ës pason daljen e një dokumenti tjetër nga e njëjta firmë ku thuhet se pishina në katin përdhes të ndërtesës ndodhej mbi një shtresë betoni që kishte “dëme të mëdha strukturore” dhe kërkonte punime serioze për riparim. Po në këtë raport përmenden “çarje dhe gërryeje të shumta” në kolonat mbajtëse prej betoni, trarët dhe muret e garazhit.

Raporti nuk përmend rrezik të menjëhershëm nga këto dëmtime dhe nuk është ende e qartë nëse këto probleme ishin shkaku i shembjes së ndërtesës.

Deri në momentin e shembjes asnjë nga riparimet e përmendura në raport nuk ishin bërë.

Një numër padish janë ngritur deri tani, përfshirë një çështje të paraqitur disa orë pas shembjes që akuzon shoqatën e pronarëve të apartamenteve për neglizhencë dhe kërkon dëmshpërblim./VOA

Më shumë

spot_img
spot_img