Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

VIJOJNË GJOBAT/ Lejoji një takim politik, ndëshkohet me 10 milion lekë pronari i një lokali në Vlorë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c1bad8d590cd71054360d45fc45c371f

Është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë pronari i një lokali, pasi lejoji të zhvillohej një takim politik në mjediset e lokalit, në Selenicë të Vlorës.

Policia pas konstatimit se në ambientet e një lokali në Treblovë ishte zhvilluar një takim politik duke grumbulluar persona, në kundërshtim me masat anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e lokalit, shtetasin K. S.

Në mbledhjet politike të cilat po zhvillohen në prag zgjedhjesh duket se përveç figurave politike, policia nuk po kursen as pronarët e lokaleve të cilët vënë në dispozicion ambientet e biznesit të tyre.

Njoftimi i Policisë:

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një lokali që lejoi zhvillimin e një aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas konstatimit se në ambientet e një lokali në Treblovë ishte zhvilluar një takim politik duke grumbulluar persona, në kundërshtim me masat anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e lokalit, shtetasin K. S.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Më shumë

spot_img
spot_img