Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vijnë sot edhe 200 mjekë nga Kosova në Kukës, do të vaksinohen kundër Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe 200 mjekë të Kosovës do të vijnë sot në Kukës për të marr dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Ai ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale që shkaktohen pas vaksinimit.

“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përvec reaksioneve normale”, ka thënë Syla.

Kujtojmë që Shqipëria i ka ofruar mbështetje Kosovës për të vaksinuar bluzat e bardha pasi vetë Kosova nuk ka siguruar ende vaksina kundër koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama është zotuar se Shqipëria do të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve kosovarë, që janë rreth 11 mijë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img