Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Vijnë nga Anglia dhe blejnë pallate”, Zheji debaton me ish-deputetin e PS; Hyseni: Shashka! Asnjë nuk bëhet pa u deklaruar tani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Artur Zheji ka debatuar mbrëmjen e sotme me ish-deputetin socialist Alket Hyseni, pasi analisti është shprehur në Tiranë po pastrohen miliona euro para të pista nëpërmjet ndërtimit të pallateve. Persona që vijnë nga Anglia, tha Zheji, blejnë kate të tëra pallatesh në kryeqytet. ‘

Kjo deklaratë nuk u pranua nga socialisti Alket Hyseni, i cili e konsideroi atë “një shashkë”. Sipas tij, tashmë askush nuk mund të bëjë më blerje pasurish pa i deklaruar ato. Hyseni këmbënguli se sot gjithçka është online.

Debati në emisionin “Open”, mes Zhejit dhe Hysenit:

Zheji: Unë mund të them se ka në Tiranë sot njerëz që vijnë nga Anglia dhe blejnë kate të tëra pallatesh dhe s’iu plas për asnjë

Hyseni: Nuk mund të lëshojmë shashka ne

Zheji: Lëre shkashkën time dhe hidh bombën tënde

Hyseni: Nuk ka shanse të blej njeri 330 metra pa deklaruar

Zheji: More jo 300 metra po 1500 metra pa deklaruar.

Hyseni: Ju i harroni lejet e drejtimit online, i harroni lejet dhe licenca online, dikur jepeshin miliona…Procedurat doganore i keni online. Me populizëm nuk luftohet korrupsioni.

Zheji: Mos u ndje mbrojtës i fjalës së lirë dhe drejtësisë që po e mbyt këtë vend, që e ka çuar këtë vend në fundin e listët së moralitetit. Shumë pjesë të fiskalizmit janë shumë të mira, por po bëhet një centralizimi i të gjithë fiskalizimit të të gjithë të ardhurave dytësore. Dhe ato 5-6 apo 7 duar që filtrojnë të gjithë atë informacion ata janë kupola.

Ke një reformë që po kap cironka dhe ke një kupolë që kontrollon të gjithë sektorin e parasë. Në këtë moment mbyllet rrethi. Krijohet kasta dhe mbahet pushteti që të krijojë para dhe pushtet çdo katër vjet. Po bën një gjë të tmerrshme, po centralizon dhe sot në publik dëgjon se është zhdukur paraja dhe shpërndahet në një rreth të ngushtë.

Hyseni: Si të majtë që jemi jam dakord që duhet të ketë debat për shpërndarjen e parave.

Më shumë




spot_img








spot_img