Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Vij në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla”, Begaj në Kosovë: Mbështesim anëtarësimin tuaj në NATO dhe liberalizimin e vizave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj dhe homologia Vjosa Osomani kanë mbajtur sot një deklaratë për media, gjatë vizitës së parë zyrtare të Begajt si president në Kosovë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani ka shprehur vlerësimin për mbështetjen që Begaj ka dhënë për Kosovën kohë më parë, para se të merrte detyrën e kreut të shtetit shqiptar.

Ndërsa Begaj është shprehur se Shqipëria do të jetë një zëdhënëse e interesave të Kosovës, duke mbështetur anëtarësimin e Kosovës në aleancën e NATO si dhe liberalizimin e vizave.

Pjesë nga fjala e Presidentit Begaj:

Vij në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla, mes bijve të kësaj toke krenare dhe vëllezërve të të njëjtit identitet. Simbolike e lidhjes sonë së pandashme dhe të pandryshueshme. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, harta jonë e përbashkët patriotike.

Destinacioni ynë i përbashkët dhe Brukseli dhe bashkimin jonë në aleancën euroatlantike. Ibrahim Rugova, shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri. UÇK-ja faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë, për të cilën unë e sigurova presidenten Osmani se Shqipëria do ta mbështesë Kosovën. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e NATO. Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Përshëndes maturinë e shtetit të Kosovës për përballimin e situatës së 31 korrikut. Vlerësoj vendimin e presidentes dhe qeverisë së Kosovës, për vazhdimin e diskutimit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img