Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Vihet në rrezik jeta e forcave RENEA gjatë operacionit antidrogë, zbarkojnë te “Qafa e Helmit” në terren të thepisur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat RENEA, FNSH, policia e Shkodrës dhe Operacionalja e Shtetit kanë kryer një operacion të vështirë në “Qafën e Helmit” në zonën e Pukës.

Gjatë këtij operacioni antidrogë për të evidentuar dhe veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është vënë në vështirësi jeta e punonjësve të policisë gjatë zbarkimit të tyre në terrenin e thepisur.

Në përfundim është pikasur dhe lokalizuar zona e mbjellë më kanabis sativa dhe po punohet për kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet dhe operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Qafa e Helmit”, i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Operacioni në një terren shumë të vështirë në zonën e Gjegjanit të rrethit Pukë.

Në operacion morë pjesë Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, FNSH dhe DVP Shkodër.

Për gjetjen e vendit të kultivimit forcat speciale RENEA kanë kryer disa orë kontrolle në një zonë malore.

Në vijim të kontrolleve dhe të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Qafa e Helmit”, në zonën e fshatit Shkozë, Njësia administrative Gjegjan, Pukë, Shkodër, kishte të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë në tokë dhe në kubikë, është organizuar operacioni policor i koduar “Qafa e Helmit”.

Pas disa orësh monitorim me helikopter u bë i mundur identifikimi i vendit ku ishin kultivuar bimët narkotike cannabis sativa, një terren malor i thepisur dhe i pyllëzuar, çka ka vënë në vështirësi dhe rrezik jetën e forcave speciale RENEA, të cilët kanë zbritur me litar nën një zonë mes shkurreve për të shkuar ne vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike në tokë dhe në kubikë.

Nga grupi hetimor vijojnë veprimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të përshirë në këtë veprimtarisë kriminale, si dhe për të vërtetuar nëse ka pasur implikim ose jo nga ana e inspektorëve të Policisë së zonës, pavarësisht terrenit malor të vështirë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img