Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Vidhte makina në Tiranë dhe i shiste për pjesë këmbimi në servisin e tij në Dibër, arrestohet ‘skifteri’ 39 vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

76e55394c0c7730be3eccca35ab383bd

Një 39 vjeçar me inicialet M.O është arrestuar nga Policia e Tiranë, si autor i dyshuar i 8 rasteve të vjedhjes dhe tentativave për të vjedhur makina. Ky shtetas, i vidhte makinat në kryeqytet dhe i shiste ato për pjesë këmbimi në Dibër.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 4 arrestuan në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shupenza”, shtetasin M. O., 39 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 8 rasteve të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje automjetesh në qarkun e Tiranës, konkretisht: 

– Tentativës për vjedhje të automjetit në pronësi të shtetasit F. P., ngjarje e ndodhur më datë 05.01.2021;

– Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit R. H., ngjarje e ndodhur më datë 01.10.2020, në rrugën “Shefqet Kuka”;

– Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit O. F., ngjarje e ndodhur më datë 18.08.2020, në rrugën “Shefqet Kuka”;

– Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit D. G., ngjarje e ndodhur më datë 29.06.2020, në rrugën e Dajtit;

– Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit E. B., ngjarje e ndodhur më datë 27.05.2020, në rrugën “Muhamet Deliu”;

– Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit A. V., ngjarje e ndodhur më datë 05.02.2020, në rrugën e Dajtit;

– Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit J. B., ngjarje e ndodhur më datë 24.12.2020, në rrugën “Fadil Deliu”;

Gjithashtu, nga kontrollit i servisit të këtij shtetasi, në Shupenzë, Bulqizë, në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është gjetur dhe sekuestruar një automjet pa targa, i dyshuar në pronësi të shtetasit A. K., i vjedhur nga shtetasi M. O. më datë 16.10.2020, pjesë automjetesh dhe sende që përdorte për të kryer vjedhjet.

Nga provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas studionte vendet dhe mjetet që vidhte, vepronte në orët e vona të natës, duke krijuar kushte dhe duke ndërprerë ndriçimin elektrik të vendeve ku ishin parkuar këto automjete. Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas, makinat e vjedhura i çmontonte për t’i shitur për pjesë këmbimi.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, në të cilat mund të jetë të implikuar ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img