Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vidhte makina dhe i shiste me kontrata të falsifikuara, arrestohet fieraku, në kërkim shoku i tij (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Vidhte makina dhe i shiste me kontrata të falsifikuara, arrestohet fieraku,

Një 38 vjeçar është arrestuar nga  Policia e Tiranës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, pasi akuzohen për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Elton Rrushi.,38 vjeç, banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 35 vjeç.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.

Njoftim i Policisë:

Tiranë Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar "Mekanizmi". Përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale false, vihet në pranga 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i provave të siguruara nga një hetim disamujor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Mekanizmi". Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë "Arrest në burg", caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin: - E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll