Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Vidhte banesa në Tiranë, arrestohet hajduti serial 37 vjeçar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar 37 vjeçarin B.Ç, banues në Babrru, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë.

Sipas informacionit të policisë 37 vjeçari kishte kryer edhe 3 vjedhje të tjera në vitin 2019, në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Burime të policisë deklarojnë se është sekuestruar një çantë, ku janë gjetur disa sende të vjedhura.

37 vjeçari akuzohet për ‘Vjedhje’, ndërsa dosja e tij i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kapet dhe arrestohet nga shërbimet e Komisariatit  të Policisë Nr.1 ,  një 37-vjeçar që kryente vjedhje banesash.

37-vjeçari i kapur në flagrancë me precedentë të mëparshëm penal.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe tre raste të tjera të vjedhjes në banesa  të kryera gjatë vitit 2019  po nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për  kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1, si rezultat i punës hetimore të kryer dhe  informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e  personit që dyshohej si autor i vjedhjes së banesave,  bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– B. Ç., 37 vjeç, banues në Babrru/Tiranë . I dënuar më parë për “ Vjedhje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave  të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë vitit 2019.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çantë shpine me disa prej sende të vjedhura.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img