Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Vidhte apartamentet dhe kasafortat, arrestohet “tmerri” i banesave luksoze në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E.S, 45-vjeç, banues në Reps, Mirditë, i shpallur në kërkim për vjedhje, ështëë vënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i i disa vjedhjeve të regjistruara në apratamentet në Tiranë.

Teksa vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pending”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Vihet në pranga një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Pending”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

  • E. S. (M)., 45 vjeç, banues në Reps, Mirditë, i shpallur në kërkim për vjedhje, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në muajt e fundit, konkretisht:

  • Më datë 01.10.2021, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur sende me vlerë në banesën në pronësi të shtetasit G. A.;

*Po në datë 01.10.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën në pronësi të shtetasit M. K.;

  • Më datë 16.10.2021, në rrugën “Bill Klinton”, ka vjedhur kasafortën me vlera monetare në pronësi të shtetaset D. B.;

*Më datë 10.02.2022, te “Liqeni i Thatë”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit L. M.;

*Më datë 09.04.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit N. K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img