Hapësire reklamuese

Rajoni

Vidhnin shtëpitë e të moshuarve, policia italiane arreston dy shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Vidhnin shtëpitë e të moshuarve, policia italiane arreston dy

Policia në Mantua të Italisë ka arrestuar dy shqiptarë të cilët prej muajit shtator ishin të shpallur në kërkim për vjedhje.

Dy të rinjtë shqiptar 20 dhe 34 vjeç u gjurmuan nga efektivët e policisë ku më pas dhe u arrestuan në flagrancë në zbatim të urdhrit të lëshuar nga gjykata e Pesaros.

Dy shqiptarët u shpallën në kërkim në shtator të vitit 2023 pas një denoncimi të mbërritur në komisariatin e Fanos se shqiptarët kishin hyrë fshehurazi në një shtëpi për ta vjedhur.

Pasi policia ka mbërritur në lagjen Rosciano të Fanos dy shqiptarët janë larguar nga vendngjarja. Pas hetimeve nga polica u bë identifikimi i autorëve shqiptarë, të cilët qendronin ilegalisht në territorin e Italisë.

Dy shqiptarët vepronin duke përdorur automjete të marra me qira dhe kishin shënjestruar kryesisht shtëpitë e të moshuarve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese