Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Vidhnin qytetarët te Liqeni i Tiranës, Gjykata lë në burg dy efektivët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për efektivët  Serxhio Cani dhe Sajmir Muzikanti.

Dy efektivët ishin arrestuar ditë më parë, pasi akuzon për vjedhje të qytetarëve tek Liqeni Artificial.

Efektivë policie, Serxhio Cani dhe Sajmir Muzikanti ishin kthyer në hajdutë dhe u vidhnin celularët dhe paratë qytetarëve. Në dëshminë e tij Muzikanti ka thënë se këtë e ka bërë pasi kishte një kredi për të larë.

Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje. Por, provat e mbledhura nga kolegët e tij dhe oficerë të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore hedhin poshtë qëndrimet e 22 vjeçarit.

Duke shfrytëzuar detyrën, dy policët ndalonin të rinjtë pinin cigare hashashi në zonën e Liqenit Artificial, u vinin dhe prangat që të dukeshin sa më të besueshëm dhe u merrnin lekët. Më pas, i linin të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në Komisariat.

Pas njoftimeve dhe denoncimeve të bëra në Komisariatin nr.1 nga qytetarët, të cilët vidheshin me dhunë në zonën e Liqenit Artifical, ose në raste të tjera dy policët ua merrnin nga xhepat pa u vënë re, shërbimet policore janë vënë menjëherë në lëvizje.

Nga hetimet dhe vëzhgimet dy javore, ka dalë se hajdutët në fakt ishin dy policët, Serxhio Cani, efektiv i Patrullës në Komisariatin nr.1, dhe shoku i tij 39 vjeçar Sajmir Muzikanti, inspektor në Policinë Bashkiake të Tiranës.

Më shumë


spot_img









spot_img