Tre shqiptarë të tjerë, anëtarë të bandës “Rolex” kanë rënë në prangat e Policisë italiane. Sipas mediave të huaja mësohet se më 16 maj të këtij viti “banda Rolex” u godit nga karabinierët. Atë kohë u raportua se në pranga ranë pesë persona, një shtetas italian, një zviceran dhe tre shqiptarë.
Ndërkohë, tre shqiptarët e tjerë të cilët u kapën së fundmi i përkasin moshave 23 deri në 28 vjeç. Ata akuzohen për disa grabitje të kryera, veçanërisht për ato më 23 dhjetor 2021, 4 dhe 5 shkurt 2022.
Tre të rinjtë shqiptarë u arrestuan mëngjesin e së martës, 21 nëntor. Në të njëjtin operacion, nga delegacioni i Prokurorisë Publike të Triestes, u kryen kontrolle në shtëpi edhe ndaj dy personave të tjerë, po shtetas shqiptarë, njëri banues në provincën e Monzas dhe Brianzas dhe tjetri në Trieste, të akuzuar për vjedhje.
Ndërkohë, u bë i mundur sekuestrimi i disa orëve të çmuara dhe aparateve celularë, të cilat kanë rezultuar që kanë qenë të vjedhura.