Sektori i Krimit Financiar i Policisë së Fierit njofton se ka arrestuar në flagrancë 3 persona pasi ishin duke vjedhur 2500 litra naftë, në Marinëz të Patosit.
Nga operacioni i quajtur “Red Oil”, i bluve të Fierit kanë rënë në pranga shtetasit: Agron Prifti, 53 vjeç, Artan Koni, 44 vjeç të dy banues në fshatin Marinëz dhe shtetasi Vasil Bërdalla, 51 vjeç, banues në Çeligrad.
Të arrestuarit punon si roje sigurie. Ata do të përballen me akuzën “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën".
Sondazh
Poll