Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vidhnin makina si "Range Rover", "Audi A5” dhe "Mercedez Benz”, arrestohen babë e bir

Shkruar nga Newsbomb
Vidhnin makina si "Range Rover", "Audi A5” dhe

Kanë rënë në prangat e policisë babë e bir në Kavajë pasi akuzohen se kanë vjedhur 5 automjete si dhe disa targa në kohë të ndryshme.

Babai Mersin Shkalla, 63 vjeç dhe i biri Julian Shkalla 33-vjeç kryenin vjedhjet e auomjeteve në Kavajë dhe në Shijak.

Policia gjatë një kontrolli të kryer pas hetimeve nga denoncimet e qytetarëve, në servisin e tyre në fshatin Priskë, kanë gjetur pjesët e njërit nga automjetet e vjedhura në Kavajë dhe të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Babë e bir sëbashku më 17 shkurt kishin vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volksëagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera.

Më pas më 22 shkurt kishin vjedhur një automjet tip “Range Rover” në Kavajë dhe në 25 shkurt një automjet tip “Mercedez Benz” i cili më von u gjet te Liqeni i Thatë.

Sipas policisë edhe në shkurt të vitit të kaluar 2023 në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”.

Njoftimi: 

Veprimet profesionale hetimore të kryera në bazë të inteligjencës policore, identifikojnë dhe çojnë në pranga 2 shtetas (babë e bir) që kryenin këtë veprimtari kriminale. 

63-vjeçari dhe djali i tij dyshohen se kanë vjedhur 5 automjete dhe targat e 2 automjeteve të tjera, në Kavajë dhe në Shijak.  

Gjenden në servisin e këtyre shtetasve, në fshatin Priskë, pjesët e njërit nga automjetet e vjedhura në Kavajë dhe të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.        

Bllokohet servisi i këtyre shtetasve, në të cilin ata dyshohet se fshihnin automjetet e vjedhura dhe i çmontonin, me qëllim shitjen.     

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit:  

  1. Sh., 63 vjeç dhe J. Sh., 33 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve, për vjedhjen e automjeteve të tyre, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin: 

- më datë 22.02.2024, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover” dhe një automjet tip “Mercedez Benz”.  (Automjeti tip “Mercedez Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë, më datë 25.02.2024);   

- më datë 17.02.2024, në një pikë për shitjen e automjeteve, në Shijak, kanë vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volkswagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera;

 më datë 17.08.2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”.

Gjatë kontrollit në servisin e këtyre shtetasve, në fshatin Priskë, shërbimet e Policisë kanë gjetur pjesët e automjetit tip “Range Rover” të vjedhur 22.02.2024, në Kavajë, dhe pjesë të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese