Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Vidhnin kasetat e shpërndarjes së internetit, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit nëpër pallate duke dëmtuar fibrat optike.

Shtetasve me iniciale E. D.,23 vjeç dhe B. K.,31 vjeç i janë sekuestruar edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetra metra tel alumini e kabllo elektrikë.

23 vvjeçari, E. D. ka qenë më parë, i dënuar për veprën penale ‘Vjedhja’.

Njoftimi i Policisë:

Vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit nëpër pallate duke dëmtuar fibrat optike dhe së fundmi ne zyrat e njësisë se mirëmbajtjes se rrjetit elektrik në Tiranë, vihen në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, autorët e dyshuar të këtyre vjedhjeve.

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura më parë, ku dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës sendet elektrike të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas kallëzimeve të marra nga administratorët e disa pallateve për vjedhjen e kasetave shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike, si dhe së fundmi për vjedhjen një nga zyrat e njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. D.,23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

– B. K.,31 vjeç banuese në Tiranë.

Gjatë momentit të arrestimit policia u gjeti dhe sekuestroi edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetra metra tel alumini e kabllo elektrikë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë dokumentimi edhe i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në periudhën shkurt-mars nëpër ambientet e përbashkëta të pallateve në kryeqytet, ku kanë vjedhur kasetat shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.


Më shumë