
Një shqiptar dhe një grek kanë rënë në prangat e policië në Atikë të Athinës pasi akuzohen për vjedhje.
Mediat greke raportojnë se policia kishte venë re lëvizjen e dyshimtë të dy personave, të cilët më pas i kanë kapur në flagrancë duke vjedhur gomat e një makine.
Kjo nuk ishte hera e parë për ta, pasi prej disa ditësh zona kishte ankesa se makinat e tyre i kishin gjetur në mëngjes pa goma. Policia gjatë kontrollit të makinës së autorëve ka gjetur edhe katër goma që i kishin vjedhur vetëm pak minuta para se të arrestohen nga një makinë “Toyota”.
Më pas dy të dyshuarit i kanë dërguar në komisariatin e Amarousit dhe aty në bashkëpunim me oficerët e sigurimit kanë konstatuar se dyshja ishin përfshirë edhe në ngjarje të tjera të vjedhjes, grabitjes dhe vjedhjes.