Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Vidhnin energji elektrike, Policia me “dorë të hekurt”, arreston dy persona, procedohen 7 të tjerë mes tyre një punonjës i OSHE-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në kuadër të aksionit për vjedhjen e energjisë elektrike, Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona, ndërkohë 7 të tjerë janë proceduar penalisht.

Sipas njoftimit të uniformave blu  është bërë arrestimi i shtetasit S. K., banues në Bathore, Tiranë, pasi kishte ndërhyrë në matësin elektrik të marketit të tij, ndërsa një tjetër me ininciale L.SH, në Lezhë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Xh. N., banues në Milot, Kurbin, më detyrë elektricist/faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk ka kryer kontrolle periodike për lidhjet e energjisë elektrike, në zonën që mbulon.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. 

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.  

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, në Tiranë dhe në Lezhë, si dhe procedohen 7 të tjerë në Shkodër. 

Gjithashtu, procedohet dhe një faturist i OSHEE-së, për shpërdorim detyre. 

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin, kanë vijuar kontrollet në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike. 

Si rezultat, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit  S. K., banues në Bathore, pasi kishte ndërhyrë në matësin elektrik të marketit të tij, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ll. Sh., banues në Tale, Lezhë, pasi u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: G. A., E. B., L. H., Gj. Sh., L. H., S. P. dhe M. P., pasi gjatë kontrollit është konstatuar se kishin bërë ndërhyrje në matësin elektrik në banesat e tyre.  

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Xh. N., banues në Milot, Kurbin, më detyrë elektricist/faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk ka kryer kontrolle periodike për lidhjet e energjisë elektrike, në zonën që mbulon.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img