Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vidhnin biçikleta, para dhe produkte në supermarkete, arrestohen 3 të mitur në Tiranë, një tjetër në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia e Tiranës ka goditur një grup të miturish, të cilët dyshohet se kanë kryer rreth 22 vjedhje të ndryshme në kryeqytet. 

Në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa një i katërt është në kërkim.

Bëhet fjalë për 3 shtetas, me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020, por edhe javëve të para të këtij vit, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme, shuma parash në markete e ambiente të ndryshme të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S.,  pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.   

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu