Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vidhet transformatori i ujësjellësit për herë të tretë, mbetën pa ujë 4 fshatra në Bërdicë

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër. Disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik të këtij stacioni duke lënë pa ujë rreth katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet. Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër Lazër Pema thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës

Inxhinieri Pema thotë se ky është një rast i përsëritur duke thënë se “brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë”.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër është duke bashkëpunuar me policinë e shtetit për të indetifikuar autorët e kësaj ngjarje në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë ndërsa brenda pak ditësh pritet normalizimi i situatës për riparimin e transformatorit të dëmtuar dhe rikthimin e ujit të pijshëm.

Vidhet transformatori në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër

Vidhet transformatori në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër

Vidhet transformatori në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese