Shtëpia në Tiranë e këngëtarit Getoar Selimit ka rënë pre e një grabitjeje. Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë hyrë dhe kanë vjedhur në shtëpinë ku këngëtari jeton se bashku me prezantuesen Marina Vjollca.
Panorama raporton se dy të arrestuarit janë të moshës 17 dhe 20 vjeç nga Kamza.
17 vjeçari me inicialet D.K, mësohet se është autori i grabitjes. Ai ka arritur të futet në banesën e këngëtarit dhe ka marrë një orë që kushton 35 mijë euro, të cilën më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20-vjeçarit Mërgim Lala.
Raportohet se ora është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit.
Sondazh
Poll