Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Vidhet Posta në Astir, dy grabitësit marrin paratë nga banaku dhe largohen me motor

spot_img

Lajme të ngjashëm

b8acd3a61f2fa0c0512560e58315b8bf

Një filial i një poste private në zonën e Astirit është grabitur pak minuta më parë nga dy persona të armatosur.

Newsbomb.al mëson se, dy persona të armatosur kanë shkuar në filialin e Postës Adex në zonën e Astirit dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë paratë që ndodheshin mbi banak dhe janë larguar me motor.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë së Shtetit janë vënë në ndjekje të autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.

Më shumë

spot_img