Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vidhet dyqani në Kuçovë,hajduti hyri për para, por mori duhan dhe fletoren e borxheve

Shkruar nga Newsbomb
Vidhet dyqani në Kuçovë,hajduti hyri për para, por mori

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kuçovës pasi ditën e djeshme ka grabitur një dyqan në lagjen “11 Janari”.

Xhezmi Liko ka hyrë në dyqan dhe ka tentuar që të marrë lekët që ndodheshin në sirtarin e lekëve, por nuk ka rritur që ta hapë, kështu që për mos u larguar duarbosh, ai ka marrë sa steka paketash si dhe fletoren e borxheve që qytetarët kanë ndaj dyqanit.

Policia ka publikuar edhe momentin kur 55-vjeçari hyn në dyqan për të grabitur dhe më pas largohet i qetë.

Njoftimi i policisë së Kuçovës:

Tentoi të vidhte para, në një dyqan, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte hyrë në një dyqan në lagjen "11 Janari", për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Xh. L., 55 vjeç, banues në Kuçovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese