Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Vidhen 20 ton dru, do i shpërdaheshin falas familjeve në zonat e thella malore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person në Greqi në zonën e Selanikut ka vjedhur 20 ton dru që ishin planifikuar t’u shpërndaheshin qytetarët.

Mediat greke bëjnë me dije se Bashkia kishte vendosur që 20 ton dru zjarri t’i shpërndaheshin familjeve në zonat e thella malore, por që u zhdukun.

Ngjarjen e ka konfirmuar nënkryetari i Shërbimeve të Mjedisit, Gjelbërimit dhe Zhvillimit Rural, Argyris Moraitis, i cili tha se “kishim prerë dru për t’ua shpërndarë banorëve, por dikush i ka vjedhur”.

“Çdo vit ne u japim dru zjarri përfituesve të zonave malore, si komuniteti Peristera dhe Livadi.

Në këtë kuadër dhe pas konsultimit dhe sugjerimit të Shërbimit Pyjor, kemi prerë dhjetëra tonë dru. Nga kjo sasi, një pjesë do të shkonte për prerjet, të cilët kryenin prerjen. Mirëpo, na i vodhën! Këtë vit, kur ka nevojë edhe më të madhe për furnizimin me dru zjarri, i cili përbën një formë ngrohjeje të cilës i janë drejtuar edhe më shumë njerëz, ata… janë zhdukur”.

Më shumë


spot_img









spot_img