Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar për herë të dytë pasi iu publikuan videot që kishte bërë në Tik Tok, duke bërë sfilata mode në korridoret e gjykatës.
Në reagimin e saj, Kapedani ka thënë se ndihet keq nga publikimi i atyre videove, të cilat sipas saj janë bërë për t’i prishur imazhin.
Më tej, ajo thotë sse shpreson që ky sulm të mos jetë ndaj saj sepse është grua dhe nënë. Kryegjyqtarja u ka kërkuar ndjesë atyre që janë ndier keq nga publikimi i videove dhe ka theksuar se asnjë përmbajtje nuk do ta influencojë që të japë drejtësi dhe të punojë me ndershmëri, sipas saj siç ka bërë deri më sot.
Kujtojmë se gjyqtarja u përfol pasi liroi nga burgui një nga anëtarët e rrezikshëm të bandës së Elbasanit, Viktor Ymeri, i forti i bandës “Gaxhai”.
Ymeri është i njohur nga bota e krimit për një sërë ngjarjesh kriminale, por që fitoi lirinë falë gjyqtares Enkeleda Kapedani.
“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media.
Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.
As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.
Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”,- shprehet Kapedani.
1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati
4. Lexo edhe: Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara
Shikoni videot që bën në Tik Tok gjyqtarja Enkeleda Kapedani: