Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEOLAJM/ Elon Musk me djalin e vogël kaliqafë në skenën e “Atreju” në Romë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEOLAJM/ Elon Musk me djalin e vogël kaliqafë në skenën e

Pronari i “X” Elon Musk, i pranishëm në ditët e politikës, debatit në Atreju 2023 në Romës ka dalë në skenë me djalin e vogël në qafë. Vogëlushi refuzoi të zbriste nga shpina e Miliarderit Elon Musk, i cili duhet të vazhdonte konferencën në partinë e Gorgia Melonit.

Këtë veprim Musk e bëri për një arsye. Për të dhënë një mesazh të fuqishëm për rënien demografike të popullsisë dhe lindjen e fëmijëve.

Musk u përpoq ta ulë në këmbë djalin e vogël, por ai bëri përpjekje për të mos u larguar nga krahët e të atit.

Më pas e merr në krahë dhe pasi bën disa foto përpiqet që ta lërë tek dera e prapaskenës ku po përpiqet ta marrë një punonjëse. I vogli sërish refuzon dhe e kap për këmbe të atin deri në një moment kur një nga personeli e kap hopa djalin dhe e largon nga skena.

Ditën e sotme me Musk është takuar edhe Kryeministri Edi Rama.

Rama ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar me Musk dhe rrethohet nga gazetarë dhe kameramanë të shumtë.

“Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve nga takimi.

Biseda që kanë bërë.

-Elon Musk: Do më pëlqente të vija në Shqipëri!

-Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese