Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

VIDEO: Zv.ministri Petro Koçi e teston vetë urën e re të Darzezës, hipën në kamion dhe qëndron “varur” në derë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ka testuar vetë mesditën e sotme urën e re të Darzezës. E shembur disa ditë më parë për shkak se aty kaloi një kamion i tonazhit të rëndë, ura është rindërtuar nga Ushtria.

Siç shihet nga pamjet që ndan vetë zv.ministri në Facebook, ai qëndron hipur në kamionin e Ushtrisë që teston urën, “i varur” në derën e kamionit. “Urë e sigurt” shkruan Koçi dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Kujtojmë se, ura e Darzezës u shemb pasi aty kaloi një kamion i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me një konteiner dhe një ekskavator, duke lënë për 4 ditë të bllokuar banorët e zonës. Kjo urë ishte ngritur vite më parë po nga Ushtria, por shoferi i kamionit nuk kishte respektuar sinjalistikën për peshën që ajo mund të mbante.

Më shumë

spot_img
spot_img