Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Zjarr në bordin e një avioni në SHBA, 10 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Zjarr në bordin e një avioni në SHBA, 10 persona
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Dallas në Orlando në SHBA, ku avioni u përfshi nga flakët. Bëhet me dije se të paktën 10 persona mbetën të lënduar nga zjarri që shpërtheu në një bateri, që detyroi dhe pilotin të bënte një ulje emergjente në Jacksonville. Sipas nbcneës, bateria e pajisjes së një pasagjeri u ndez dhe ekuipazhi me ndihmën e pasagjerëve, përfshirë një zjarrfikës në pension, arritën të shuanin zjarrin. “Ata bënë një punë të mrekullueshme”, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve. Linja ajrore tha se sendi personal i një pasagjeri shkaktoi zjarrin. "Një zjarrfikës në pension u përgjigj menjëherë ndërsa ekuipazhi i fluturimit u fut dhe u përpoq të derdhte ujë, u deshën rreth 20 minuta," përshkroi një pasagjer.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu