Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i madh në austostradën Tiranë-Durrës, merr flakë një fabrikë, bllokohet përkohësisht aksi (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Zjarr i madh në austostradën Tiranë-Durrës, merr

Një fabrikë bojërash është përfshirë në flakë në autostradën Tiranë-Durrës. I pranishëm është edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili po shikon nga afër situatën.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme bën thirrje që të shmanget autostrada.

Ekipet zjarrfikëse nga Durrësi dhe Tirana ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por dëmet materiale raportohet se janë të konsiderueshme.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se bëhet fjalë për magazinën e kompaninë së bojërave Deutsche Color në Maminas. Gjithashtu raporohet se në zonë është shkëputur energjia dhe janë evakuuar disa banorë.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

"Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës.

Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Në një tjetër njoftim, Ministria e Brendshme thekson se në ndihmë kanë ardhur edhe forca nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile dhe se një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

"Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.

Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmër,"  shkuan Ministria e Brendshme.

Ndërsa policia bën me dije se në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës.

"Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese