Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i madh në Astir, përfshihen nga flakët zyrat e një biznesi

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Zjarr i madh në Astir, përfshihen nga flakët zyrat e

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në Astir. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë zyrat e një biznesi gjatë orëve të vona të mbrëmjes në Astir.

Nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt apo ka qenë i qëllimshëm. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa policia po punon për të zbadhur rrethanat në të cilat ra flaka.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, një tjetër zjarr i madh ra në një pallat në Astir, ku u rrezikua dhe jeta e banorëve.

Zjarri ishte i qëllimshëm dhe se shënjestër ishte njëra nga katër makinat e parkuara, tip “Range Rover”, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit Sino Llanaj. Ky i fundit edhe pronar i pallatit. Dhe më pas flakët u përhapën dhe mbetën të plagosur 8 banorë si dhe u shkrumbuan 4 mjete.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll