Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i fuqishëm në ish-depozitat e naftës në Ballsh

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Zjarr i fuqishëm në ish-depozitat e naftës në Ballsh

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ish-depozitat me lëndë djegëse në qytetin e Ballshit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë pasditen e kësaj të premte dhe po punohet për shuarjen e flakëve të cilat po përhapen me shpejtësi.

Ministri i Brendshëm, Tulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shurajen e flakëve.

Nga pamjet që ministri ka postuar shihet teksa flakët kanë marrë përmasa të frikshme, teksa po përhapen me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era.

 “Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri në disa ish-depozita lëndë djegëse dhe vendosjen e flakëve nën kontroll”, shkruan ministri Balla në “ Facebook”.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë, sepse një grup pune të cilët po kryenin shkatërrimin e depozitave për skrap duke prerë me troko dhe oksigjeni ka rënë në kontakt me mbetjet e gazrave dhe naftës bruto duke shpërthyer më pas në flakë.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit deri më tani nuk ka pasur as viktima dhe as të plagosur. Depozita ka qënë e repartit të transportit të naftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese