Është arrestuar një i ri i moshës 18 vjeç si dhe do procedohen në gjendje të lirë 3 të mitur të moshave, 16 dhe 17 vjeç.
Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë 18 raste të vjedhjes së monopatinave në rrugët e kryeqytetit, kryesisht në orët e vona të natës.
Si rezultat i zbardhjes së rasteve të vjedhjes, polica ka zbuluar identitetin e disa prej të rinjve të cilët kryenin vjedhjet si dhe ka arrestuar njerin prej tyre, 18 vjeçarin A.GJ., banues në Tiranë.
Mësohet se nga 18 monopatina të cilata të rinjtë i kanë vjedhur në Tiranë, 8 prej tyre i kanë shitur, ndërsa policia ka sekuestruar në cilësinë e provës 10 monopatinat e tjera.
Njoftimi i plotë i policisë:
Zbardhen dhe dokumentohen 18 raste të vjedhjeve të monopatinave. Vihet në pranga njëri nga autorët, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Sekuestrohen 10 monopatina të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas, në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "February”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjenndje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kanë vjedhur 18 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur. 10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Pamje nga vjedhja e monopatinave në Tirane
Pamje nga vjedhja e monopatinave në Tirane