Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ “Xhensila e la për bosin”, Bes Kallaku bën “paqe” me Cllevion: Vëlla...

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Xhensila e la për bosin”, Bes Kallaku bën

Ndarja e Xhensilës dhe Besit  nuk i “shpëtoi” as reperit Kleviol Ahmeti i cili “gjeti” shkaktarin e divorcit të çiftit më të komentuar në shoëbizz.

 “Ky karteli i madh ia ka marrë gruan shokut të ngushtë dhe nuk i flet më sot e kësaj dite, ky bosi. Dhe sot ka ndarë Xhensilën nga Bes Kallaku. Ky bosi e ka blerë Xhensilën me lek. Kuptoni apo s’kuptoni?”, shprehej Cllevio javë më parë.

Deklaratë kjo e cila nuk kaloi pa u vënë re nga këngëtarja. Me tone të ashpra, Xhensila paralajmëroi se personat të cilët hedhin baltë mbi të do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Sapo më nisën një video që një mostër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë. Plerë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruante Xhensila.

E teksa ish-partnerja e tij i ka “hapur luftë” reperit, nga ana tjetër Bes Kallaku ka bërë “paqe” me të.

Vetë reperi është futur live në “TikTok” dhe ka marrë në telefon Besin të cilit i është drejtuar duke i thënë “vëlla” dhe i ka kërkuar falje.

Pjesë nga biseda:

Besi : Si nuk të njoha unë ty 

Cllevio: Kam qejf të bëhem shok me ty vëlla.   

Besi: Ti e ke gdhi më përpara me mua. 

Cllevio: Kam kërkuar falje njëherë se mori karteli i Amerikës, e mban mend ti.

 Besi: Dhe fole prap pastaj ti. 

Cllevio: Harrova për herë të dytë, s’më besonte më ai. 

Besi: Prap je me kartelat e mi.

Cllevio: Bravo, me kryesorin fare. Për Zotin po ta them jam te puna dhe po të kërkoj falje nga puna se je djalë i mirë, të gjithë kanë folur fjalë të mira për ty.

Besi: Shoku jot, siç je ti me hallet e tua edhe unë ashtu kam kaluar në jetë, askush nuk është kot aty ku është.

 Cllevio: Ti çdo gjë e ke bërë nga vetja, unë të njoh që kur ke qenë me atlete qe i kemi pasur që na iknin shtrembët dhe tani që i kemi me lëkurë gjarpri.

Besi: Ku je atje je me çunat?

@toppp_gg Cllevio telefonon Bes Kallakun #fyp #fypシ #viral #foryoupage #viraltiktok #cllevioserbiano #cllevio #cllevioserbiano44 #beskallaku ♬ original sound - Top G ?

@toppp_gg Cllevio behet shok me bes kallakun #fyp #fypシ #viral #foryoupage #viraltiktok #cllevioserbiano #cllevio #cllevioserbiano44 #beskallaku ♬ original sound - Top G ?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese