Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotmë sërish në Vlorë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kodrinore, ku janë djegur pemë dhe ullinj në fshatin Xhyherinë.
Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, por ende nuk bëhen me dije detaje nga situata e zjarrit.
Ndërkohë, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Karaburun dhe fshatin Tregjas. Po ashtu mbrëmjen e djeshme një zjarr masiv përfshiu zonat kodrinore në Ksamil, shumë pranë shtëpive të banueshme.