Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO VIRALE/ Çfarë është NATO? Salianji “zihet ngushtë” dhe nuk di t’i përgigjet: Po Nejshëll Atlantik….

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO VIRALE/ Çfarë është NATO? Salianji “zihet

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është “zënë ngushtë” nga humoristi Ismet Drishti.

Në ambientet jashtë Kuvendit Salianji nuk ka ditur si t’i përgjigjet pyetjes së thjeshtë të bërë nga Drishti se: Çfarë është NATO?

Salianji ndonëse tentoi disa herë, ai nuk dha dot një përgjigjie të saktë për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke e emërtuar krejtësisht gabim.

Pjesë nga intervista:

Drishti (i zgjat mikrofonin): Një prononcim të shkurtër?…”

Salianji: Posi, me shumë kënaqësi, si ke qenë?

Drishti: Po ti të kishe ardhur në studio o burrë…

Salianji: Po më thuaj o vëlla!

Drishti: Një pyetje. Situata në Ukrainë duket pak si e vështirë, apo jo?

Salianji: Po me çështjet ndërkombëtare merret Rama…

Drishti: Po pra po, i ka rastis, me shans…Jemi vend me të drejta të plota i NATO-s dhe kjo, është meritë e PD-së?!

Salianji: S’ka diskutim! Edhe e Berishës! Thuaje dhe këtë.

Drishti: Po çfarë do të thotë NATO?

Salianji: Nata… NATO është aleanca transatlantike! Është anglisht. NATO, që është kombet, të cilat janë të bashkuara në një aleancë transatlantike.

Drishti: Po N, po A…?

Saliani: Po Nejshëll Atlantik….

Drishti: Jo Nejshëll!

Salianji: Po çfarë është?

Drishti: Është North Atlantic!

Salianji: Po mirë.

Drishti: Po O-ja tjetër?

Salianji: Po tani nuk… Meqë ma the…(ha ha ha)

Drishti: Ha ha ha!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu