Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO: Veprimi i shpejtë i kamarierit në Tiranë i shpëton jetën turistes spanjolle, u mbyt me ushqim

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Veprimi i shpejtë i kamarierit në Tiranë i shpëton
Në të shumtën e rasteve heronjtë e vërtetë janë njerëzit e zakonshëm, ata që kanë një profesion të thjeshtë, por një zemër të madhe. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si një kamarier i një restoranti në Tiranë i shpëton jetën një klienteje, turiste nga Spanja. Kamarieri kreu atë që quhet “Manovra Heimlich” ku dy duart bëhen grusht dhe vendosen poshtë kraharorit të personit të mbytur, në pjesën e stomakut. Më pas Personi ngrihet peshë duke shtyrë grushtin në drejtim të kraharorit. Ajo ishte duke u mbytur pasi i ngeli ushqimi në fyt duke drekuar dhe kamarieri ka ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar. Fatmirësisht, për pak sekonda, klientja filloi të ndihej mirë dhe e falenderoi kamarierin. Video nga JOQ Albania:
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll