Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

VIDEO/ Vëllai i reperit vrau 30-vjeçarin në Ferizaj, i qëndroi te koka për ta parë teksa përpëlitej

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku është vrarë një 30-vjeçar.

Bëhet me dije se  Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë në Ferizaj rreth orës 00:53, Gazment Hysenin.

albsig

spring

Në videon e mëposhtme shihet momenti i vrasjes, ndërsa autori qëndron në këmbë teksa shikon viktimën duke humbur jetën.

Policia e ka plagosur me armë zjarri autorin, pasi 30-vjeçari i ka kërcënuar dhe u ka drejtuar armën. Januzi është vëllai i reperit Betim Janusi, i njohur ndryshe edhe si “Buta”.

Njoftimi i plotë i policisë në lidhje me ngjarjen:

 Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi”  tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes,  më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Nga hetimet e para,  dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar,  ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes,  një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare,  kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia”  që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor,  për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit . I  dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve,  gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është  dërguar në Instituton e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J  është  lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,  nën autorizim të Prokurorit i  ka marr të gjitha veprimet e nevojshme  Në vendin e ngjarjes, ka mbledhur prova materiale dhe deklarative se si ka ndodhur rasti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img