Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

VIDEO/ Uragani në Florida, 2.2 milionë banorë mbeten pa energji elektrike, përmbyten spitalet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Uragani i kategorisë 5 ka prekur brigjet e shtetit të Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të paktën 2.2 milionë banorë raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa stuhia ka përmbytur rrugët dhe katet e para të pallateve. Uji ka vërshuar duke marrë para makinat dhe shkatërruar disa shtëpi në vijën bregdetare.

Uji nuk ka kursyer as spitalet. Një spital i repartit të ICU në një spital në Port Charlotte është përmbytur. Ku mjeku Birgit Bodine tha për mediat amerikane se nivelet më të ulëta të ndërtesës ishin gjithashtu të përmbytura, që do të thotë se pacientët më të sëmurë , të cilët janë të gjithë në ventilatorë duhej të evakuoheshin në pjesë të tjera të spitalit.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë pellgje uji në dysheme, me peshqirë të shpërndarë duke u përpjekur t’i thajnë ato dhe kova në të gjithë vendin.

 

 

Më shumë




spot_img






spot_img