Hapësire reklamuese

Showbiz

VIDEO/ “Unë thash po”, fejohen Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, pas propozimit pinë gjakun e njëri-tjetrit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Unë thash po”, fejohen Megan Fox dhe Machine Gun Kelly,

Marrëdhënia mes aktores Megan Fox  dhe Masin Gan Kelly duket se ka shkuar në një stad tjetër pasi janë fejuar.

Aktorja shpërndau një video në llogarinë e saj në Instagram , në të cilën shohim këngëtarin duke u gjunjëzuar, teksa  i propozon aktores.

"Një vit e gjysmë më vonë, duke kaluar ferrin së bashku dhe duke qeshur më shumë nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të. Thashë po… dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit”  shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj.

Reperi kishte deklaruar se ishte i dashuruar me Megan Fox që në adoleshencë. Siç tha ai, posterin e saj e kishte ngjitur në murin e dhomës së tij dhe ishte ëndrra e tij prej shumë vitesh. Në fakt, ai u ishte betuar shokëve të klasës se në një moment do të martohej me të.

Kjo do të jetë martesa e parë e Kelly-t, ndërsa Fox ishte e martuar më parë me aktorin Brian Austin Green, me të cilin ka tre fëmijë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll