Reperi i njohur, Kleviol Ahmeti, u ndalua ditën e sotme në Rinas pas një denoncimi të bërë nga reperi Rigels Rajku, ose ndryshe si të gjithë e njohim Noizy.
Sipas denoncimit Cllevio e ka përndjekur Noizyn dhe e ka kërcënur duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.
Akuza që rëndon ndaj Ahmetit është ajo e “Përndjekjes”, dhe lidhur me këtë situatë së fundmi ka reaguar edhe avokati i reperit.
Sipas tij klienti i tij është arrestuar si “i dashuri i Noizyt”. Avokati sqaron se nenin 121 të kodit penal, për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja shpirtërore, duke thënë se në këtë mënyrë, “Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të tij”.
“Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Kleviol arrestohet si i dashuri i Noizyt. Në nenin 121 të kodit penal për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati i tij.
https://www.tiktok.com/@nduepjetra/video/7222697162184936710?is_from_webapp=1&sender_device=pc