Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

VIDEO/ “U hodhën nga dritaret për të shpëtuar”, detaje nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

45 persona shqiptarë nga Maqedonia e  Veriut kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që është shënuar në Bullgari, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se 45 njerëz vdiqën në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Ndërsa Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan, të plagosurit tha “të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret për të shpëtuar”.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se të gjithë personat që humbën jetën janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy shoferët maqedonas.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img