Së fundmi lajmi se aktori i humorit, Rezart Veleshnja u grabit dhe u dhunua në Tiranë, bëri xhiron e mediave.
Në lidhje me këtë lajm ka vendosur të reagojë edhe vetë aktori dhe të sqarojë të gjithë ndjekësit e tij.
Përmes një video Rezarti ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë, duke mos kurrsyer as ironizimet.
“Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë sdi gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”, thotë aktori.
Kujtojmë se ditën e sotme u tha se aktori Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitje në Tiranë.