Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

VIDEO u bë virale, BE dënon dhunën e policëve të Bashkisë ndaj grumbulluesit të kanaçeve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f9bdd7e3fbb2b1889843a25ab6ba46b8 scaled

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi të Mërkurën dhunën dhe përshëndeti nisjen e hetimeve nga ana e Avokatit të Popullit në lidhje me rastin e një romi grumbullues mbeturinash në Tiranë që u filmua nga një kalimtar ndërsa dy policë bashkiakë e dhunonin.

Pas publikimit të videos në faqen e një grupimi aktivistësh në Facebook, një numër organizatash të të drejtave të njeriut dënuan dhunën në një deklaratë dhe i kërkuan partnerëve perëndimorë të Shqipërisë të reagojnë ndaj asaj që e quajnë “dhunë sistematike” nga policët bashkiakë të Tiranës ndaj ricikluesve, të cilët janë në shumicë dërrmuese nga komuniteti rom.

“Delegacioni i BE-së dënon të gjitha format e diskriminimit, margjinalizimit dhe dhunës, veçanërisht kundër anëtarëve të komuniteteve rome dhe egjiptiane”, deklaroi delegacioni për BIRN.

“Për rastin specifik të imazheve të qarkulluara në mediet sociale, Delegacioni i BE-së bazohet në punën e autoriteteve përkatëse kombëtare dhe në këtë drejtim mirëpret hetimin e nisur nga Avokati i Popullit për këtë çështje,” vijon më tej deklarata.

Bashkia e Tiranës nuk ka bërë komente publike mbi këtë çështje ndërsa një zëdhënës i saj nuk i është përgjigjur pyetjeve të BIRN të dërguara me SMS.

Policia bashkiake e Tiranës është shfaqur shpesh në median sociale duke keqtrajtuar qytetarë të ndryshëm, disave duke i bërtitur, të tjerëve duke u konfiskuar mjete të ndryshme tregtie, në kushte të paqarta ligjore.

Për organizatat, dhuna e Policisë Bashkiake të Tiranës është sistematike dhe e paligjshme. Një hetim i mëparshëm i Avokatit të Popullit ka konkluduar se Policia Bashkiake e Tiranës vepron të tejkalim të kompetencave të saja ligjore në lidhje me ricikluesit individualë. /BIRN

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img