Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ “Ty dhe PD ta tregoi populli vendin”, debate të forta mes Grida Dumës dhe Bejkos: Ika nga partia kur pashë që ishit të çmendur

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Ty dhe PD ta tregoi populli vendin”, debate të forta

Debate të forta ka pasur mbrëmjen e djeshme mes moderatores Grida Duma dhe kanidatit të PD-së i cili garoi për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejkos.

Sipas Dumës, është turp i madh që një pasuri kombëtare si Partia Demokratike, që i ka të gjitha resurset e nevojshme për të fituar, të katandiset në atë gjendje duke marrë më pak vota se Arlind Qori.

Bejko tha se për rezultatin katastrofik në zgjedhje e ka fajin Sali Berisha si dhe të gjithë ata që u larguan nga Partia Demokratike, duke përfshirë edhe Grida Dumën.

Pjesë nga debati:

Bejko: Ka një trend nga 6-10% Partia Demokratike mes këshillave të bashkive…

Duma: O Landi, ke zbritur deri nën Arlind Qorin, që s’paska parti sipas teje.

Bejko: Pse ça doni juve?

Duma: Duam atë që thotë Zheji, flisni njëherë të vërtetën more, sepse mbetëm duke folur ne të tjerët të vërtetën për ju.

Bejko: Unë flas të vërtetën time, se po na çmendni fare…

Duma: Jo mor jo, juve jeni të çmendur mo. Jeni të çmendur në një moment që kërkoni të bëheni realitet, duke i thënë atij tjetrit pse nuk ekzistoj unë. Ore është puna juaj….

Bejko: Si thotë njeri atij tjetrit pse nuk ekzistojmë. Edhe njëherë unë thash, shqiptarët bënë shumë mirë që i treguan vendin dhe ai mori atë që meritonte.

Duma: Kujt mo?

Bejko: Sali Berishës, Ilir Metës dhe të tjerëve me radhë…

Duma: Ty mor ty, Partisë Demokratike i treguan vendin. Është turpi i Partisë Demokratike 12 mijë e 322 votues. Ti je i sakrifikuar, se kam me ty unë, por mbërritja në këtë gjendje është turp i Partisë Demokratike.

Bejko: Ajo parti që u bë ashtu, u bë nga ai që i kemi dhënë gjithçka në 32 vite. Këtë po të them.

Duma: Pse se bëtë juve më të mirë?

Bejko: Ku ta gjejë unë kohën ta bëjë më të mirë?

Duma: Ku ta gjesh ë? Te përgjegjësia që ke marrë përsipër pra.

Bejko: Kam një muaj që jam futur atje, atë që mora përsipër e solla rezultatin aty. E mora logon ditën e fundit që shpërtheu fushata elektorale.

Duma: Po pse more ditën e fundit, ti që kishe deputetët dhe kishe gjithçka?

Bejko: Kush e kishte? Ik dhe kërkoua atyre që e kishin. Merri dhe ftoj në studio, unë misionin tim e bëra. Unë kam artikuluar aty një fushatë ekselente.

Duma: Ore ti the do të marrë kandidimin që të mos japë dorëheqjen Enkelejdi se zhdukemi.

Bejko: Po shpëtova partinë?

Duma: Si e ke realizove?

Bejko: Partia ka shpëtuar.

Duma: Këtu? E turpëruar. Jo ti, ti përsëri për mua je njeri i sakrifikuar.

Bejko: E keni shumë gabim, shumë gabim.

Duma: E turpëruar, e shkatërruar totalisht.

Bejko: Ajo parti do të ngrihej sërish po të qëndroje ti atje, po të qëndronte tjetri atje…

Duma: E morët këtu (lartë) dhe e çuat këtu (ulët fare).

Bejko: Bashkë, Grida bashkë.

Duma: Po po, bashkë edhe unë. Unë kur e pash që ishin çmendur që të gjithë, ju lash të iknit në çmendurinë tuaj, as që ka diskutim fare.

Bejko: Po të ishim të gjithë bashkë, do të ishte 20%.

Duma: Ku do jemi të gjithë bashkë mo, me ata që s’kanë as mendësi, as vision dhe janë më keq se Sali Berisha? Ik ore andej. Jo vetëm ik, por ju kanë zhdukur Landi. Po, po, po, ju kanë zhdukur.

Bejko: Do ta shikosh si do të ngrihet PD-ja.

Duma: As që ka diskutim fare, po të çmendur ore të çmendur.

Bejko: Unë bëra timen.

Duma: Bëhet realitet politik duke i thënë tjetërit ik?! Ore jeni në terezi juve apo jo?

Bejko: Kush po i thotë ik? I tha populli shqiptar moj, jo unë. Unë po kam dëshirë që ai të iki në shtëpi, por s’i thashë unë, i tha populli.

Duma: Cili popull mo, populli e ka votuar 35 këtë në raport me ty.

Bejko: Populli shqiptar e kanë votuar 53 mijë banor.

Duma: Po ç’më duhet populli mua, unë po flas për Bashkinë e Tiranës ku kandidove ti, jo popullin. Ti zero.

Bejko: Unë do ta fillojë nga e para. Ashtu qe edhe Meloni me 4%, por tani po drejton Italinë.

Duma: Ohuuu… Mbeti Meloni te ju, ju që përveç teje nuk del njeri tjetër.

Bejko: Do ta shikosh, do ta shikosh.

https://www.youtube.com/watch?v=jjqhMuXjPJ0&t=40s

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese