Një material tronditës është publikuar nga New York Times që tregon se si të paktën tetë ukrainas u ekzekutuan në Bucha më 4 mars.
NYT shkruan se ky është një dokument i një rëndësie të veçantë pasi mund të provojë një krim të tmerrshëm lufte.
Një video e regjistruar nga një kamera sigurie tregon ushtarët rusë që drejtojnë një grup të burgosurish ukrainas në një oborr, ku ata do të ekzekutoheshin pak çaste më vonë.
Tetë dëshmitarë zbuluan në gazetën amerikane vazhdimin e tmerrshëm. Ushtarët rusë i çuan burrat pas një ndërtese, ku u dëgjuan të shtëna dhe më pas ukrainasit nuk u panë më kurrë.
New evidence — including three videos obtained by The New York Times — shows how Russian paratroopers rounded up and executed at least eight Ukrainian men in Bucha on March 4, a likely war crime. https://t.co/EnA2q943Ds pic.twitter.com/BRMDeGo0u6
— The New York Times (@nytimes) May 19, 2022