Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

VIDEO/ Tragjedi, tërmeti i merr 12 anëtarët e familjes, burri nuk lëshon nga krahët djalin e pajetë

Lajme të ngjashëm

Teksa orët kalojnë në qytetet turke dhe siriane të prekura nga tërmeti dëgjohen klithma dhimbjeje. Pamjet e publikuara në rrjet nga tmerri që banorët e atyre zonave po përjetojnë janë të dhimbshme.

Së fundmi, një video është postuar ku shihet një qytetar i cili me djalin e pajetë në duar ka shpërthyer në lot, teksa tregon se ka humbur 12 anëtarët e familjes nga tërmeti.

Pas kësaj video pasuan komente të shumta mbështetjeje nga përdoruesit, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tyre në komente.

“Më dhemb të shikosh këtë video”, “Sa shkatërruese, lutem për këtë njeri, për Sirinë, për Turqinë”, “Jam i thyer, Zoti të lehtësoftë dhimbjen”, “Kur mendoj se nuk mund të qaj më.. ”, ishin disa nga komentet e njerëzve.

Deri më tani numri i viktame si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 8700, ndërkoh mbi 40 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gjatë natës të afërmit e viktimave, me kazma iu bashkuan përpjekjeve të furishme të shpëtimit në një nga qytetet turke të goditura më keq.

Një gjendje e jashtëzakonshme tre mujore është shpallur në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në 10 provincat më të prekura nga tërmeti.

 

Më shumë