Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

VIDEO/ Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Durrës, shkak bëhet karroca me kalë në autostradë dhe lopët që kullosin anës rrugës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9d0d9634b92d014e9913de4fae68d488

Ashtu si pothuajse çdo ditë në këtë sezon veror, edhe ditën e sotme aksi Tiranë-Durrës është i mbingarkuar me makina, që ka sjellë edhe radhë kilometrike.

Por trafiku i rënduar nuk bëhet vetëm nga numri i madh i makinave që qaqrkullojnë por edhe nga disa faktorë të tjerë që mund t’i shmangnin këto radhë kilometrike.

Në videon e siguruar nga neësbomb shihet radha e gjatë e makinave, ndërsa qytetari që e ka dërguar thotë se shkak i këtij trafiku është një karrocë me kalë që lëviz në mes të autostradës dhe disa lopë që kullosin anës rrugës.

Shumë thjeshtë kjo mund të ishte shmangur nëse ndonjë efektiv policie nuk do ta lejonte atë karrocë me kalë të ecte në mes të autostradës, por papërgjegjshmëria e qytetarit dhe indiferenca e policisë kanë bërë që trafiku të jetë i rënduar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img