Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/Topalli hap dosjet e Lulzim Bashës: Mori nga oligarkët 2 vila në periferi të Tiranës dhe dy në bregdet, pret të tjerat

Shkruar nga Newsbomb

Ish-numri dy i PD, Jozefina Topalli, ka hapur dosjet për mënyrën e pasurimit të kreut të PD Lulzim Basha brenda një kohe të shkurtër.

Në një intervistë për emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo, Topalli deklaroi se Lulzim Basha në një vit ka përfituar nga oligarkët 2 vila në periferi të Tiranës në një nga zonat më luksoze si dhe dy vila të tjera në bregdet.

Pjesë nga diskutimi:

Topalli: Ajo është “Republika e re”, që ka një kryetar që në 1 vit ka marrë 2 vila në periferi të Tiranës në zonat më luksoze kur ra pandemia.

Gjekmarkaj: A është e vërtetë kjo?

Topalli: Po jeton në to dhe dy të tjera tek bregdeti, jeton përsëri. Dhe na del se nuk i mjaftojnë këto dhe i duhen edhe vila të tjera. Nuk ka sqaruar asnjë gjë. Nuk ka bërë transparencë për asnjë gjë. Unë nuk jam kundër pasurimit të njerëzve, por politikanët duhet të bëjnë transparencë.

Patozi: Agron, nga PD nuk kanë shumë qejf që debati të fokusohet te vilat...

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu